Drini Zeqo në lidhje me ish-banoren e BBV, ja detaji që i nxjerr zbuluar

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP 3”, Drini Zeqo mesa duket ka nisur një lidhje të re dashurie me ish banoren Dea Vierin.

Gazetari ka qenë i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ka folur edhe për jetën e tij private.

“Thuhet se je në një lidhje me Dea Vierin”-u pyet gazetari.

“Po unë e pashë Dean, ja ku është”– tha Drini, ndërsa Dea u afrua krah tij me një tortë në dorë, ku sipër saj ishin 2 qirinj me numrin 20.

Edi Manushi i kërkoi Drinit që të mendonte një dëshirë, megjithëse Dea tha: “Drinit i janë plotësuar të gjitha dëshirat në momentin që unë jam futur në jetën e tij”, duke shtuar akoma më shumë dyshimet.

Kujtojmë që prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se dyshja kanë nisur një lidhje të re dashurie me njëri-tjetrin, ndërsa nuk dihet akoma nëse Drini dhe Dea janë në një romancë së bashku apo jo.


Shtuar 16.06.2024 16:25