Gazetari i njohur Drini Zeqo, është një prej ish-banorëve të “Big Brother Vip3”, ku rrugëtimi i tij përfundoi shumë shpejt për arsye personale, të cilat e detyruan të dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Së fundmi, ai ka zgjedhur t’u përgjigjet disa pyetjeve kurioze të ndjekësve të tij në “Instagram”.
Të lidhura
Me një “Instastory”, ai shkruan flet edhe për largimin nga “BBV3”: “Gjërat ndodhin për një arsye kështu që dua të besoj për momentin se arsyeja pse dola është më e fortë. Kush e di çfarë vjen mbrapa”.

I pyetur nga një ndjekës tjetër, nëse do hynte sërish në “Big Brother”, Drini iu përgjigj: “Shihemi on-air”.
Kjo përgjigje e tij lind dyshime se mund të futet sërish në “BBV3”.

Madje Drini nuk ka ngurruar të japë dhe një koment pikant, përsa i përket konkurrentit më të preferuar. “Ledioni dhe fantazmat e Merit”, përgjigjet Drini.




