Për herë të parë “Big Brother” në vendin tonë u zhvillua me personazhe publike. Dhe një nga gjërat më të diskutuara rreth tyre kanë qenë kontratat që kanë firmosur para hyrjes në format. Duke qenë se janë figura të njohura nga botë të ndryshme të artit, secili ka patur kërkesat e tij.
Ditën e sotme, Egli Haxhiraj avokati i “Big Brother VIP” ishte i ftuar në “Wake Up” ku ka zbardhur më shumë detaje rreth këtyre kontratave. Ai tha se pjesa më e madhe e tyre ka qenë njësoj përveç disa përshtatjeve me angazhimet e secilit.
Kështu, i pyetur se cili pej tyre ishte më detajist dhe “i djegur” nga këto gjëra, avokati përmendi emrin e Donaldit. Teksa tha se Fifi kishte kërkuar në kontrat që të kishte laps dhe letër brenda shtëpisë për të shkruar tekste këngësh. Dhe kjo gjë iu plotësua edhe pse është kundër rregullave.
“Ne jemi munduar të ruajmë një njëtrajtshmëri të kontratave dhe nuk kemi prnuar të bëjmë shumë ndryshime. Por duke qenë se banorët kanë patur agjendat dhe avokatët e tyre, kanë dashur nga një përshtatje që lidhej edhe me impenjimet e tyre. Duke qenë se ishin personazhe të ndryshme dhe vinin nga botë të ndryshme si për shembull nga muzika, nga spektakli, etj. secili prej tyre mbarte ato eksperienca që kishte me televizionin. Donaldi kishte një eksperiencë më të mirë me kontratat. Ishte më i “djegur”. Fifi kërkoi laps dhe letër për të shkruar këngët e saj brenda “Big Brother VIP”. Dhe rregullat nuk e lejojnë por u bë një përjashtim. “-tregoi Haxhiraj.
Një nga pjesët më të komentuara ka qenë edhe nëse banorët janë paguar për qëndrimin e tyre në “Big Brother VIP” por kjo është hedhur poshtë nga dy producentet e formatit sipas të cilave asnjëri nuk është paguar.