Donaldi i kthen surprizën Romeos/Banori përlotet nga mesazhi i të vëllait (VIDEO)

Donaldi është shfaqur në ambientet e jashtme të shtëpisë së ‘BBV3’ pasditen e sotme teksa ka surprizuar binjakun e tij, Romeon.

Ai u shfaq me helikopter në shtëpi për t’i dhënë një mesazh të vëllait dhe për ta mbështetur.

Rikujtojmë që Donaldi ka qenë një ndër finalistët e ‘BBV1’ dhe në atë kohë ka marrë një surprizë prej Romeos, të cilën ja ka kthyer pasditen e sotme.

Kjo surprizë ishte tepër emocionuese për banorin i cili shpërtheu në lot sidomos pas dëgjimit të mesazhit zanor që produksioni vendosi në ambientet e shtëpisë.

Ishte Donaldi i cili nëpërmjet këtij mesazhi shprehte gjithë mbështetjen dhe dashurinë që ka për të vëllanë duke i uruar suksese të gjithëve dhe duke u shprehur për Romeon: “Je kampion në sytë e mi!”

 


Shtuar 25.04.2024 17:42