Në intervistën që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Malda Susuri foli gjithashtu dhe për koncertin që mbajti në Prishtinë, ku interpretoi nga një krevat dhe me serum në dorë. E pyetur nga gazetarët në studio, ajo tregoi dhe arsyen se pse vendosi të vinte me një koncept të tillë dhe të pazakontë.
Sipas saj, koncerti i quajtur “Coma” simbolizon peripecitë që kalon një artist në fillimet e tij për të arritur atë që do. Më tej, autorja e hitit “Dashuri e hidhur” tregoi se koncerti përmbante këngët e saj të vjetra, të sjellë në një frymë të re, si dhe një projekt të ri të titulluar “Coma”, të njëjtin emër me koncertin që mbajti.
Të lidhura
None found
“Unë në kohët e fundit e quaj veten artiste pasi përpos muzikës dhe dizajnit merrem me instalacione. Ka shumë që zhgënjehen gjatë profesionit por më të vështirë e kanë në fillime kur përfundojnë Akademinë. Pastaj duan të bëjnë një projekt, mundohem dhe në fund nuk realizohet asgjë.
Këtë gjendje që bie artisti, e kam quajtur “Coma” sepse është interesante. Duhet me vepruar në mënyra të ndryshme me jetuar. Disa as nuk e mendojnë kthimin dhe është njëjtë si në coma, dikush zgjohet dhe dikush jo. Pastaj e kam lodhur me pandeminë pasi ishim të gjithë si në coma“, tha ajo.

