Opozita nis protestat më 12 nëntor, Berisha: Rama nuk meriton të qëndrojë në pushtet as edhe një ditë

Kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë për media ku zbuloi se më 12 nëntor nis aksioni opozitar, është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk meriton të qëndrojë në pushtet asnjë ditë.

“Ky është një plaçkitës i paskrupullt nëpërmjet shtetit elektoral, nëpërmjet patronazhistëve grupe të tëra terroristë të kuq, bandave kriminale dhe bandave të drogës i votës së shqiptarëve.

Ky është një armik i egër i interesit kombëtar të shqiptarëve.

Se cili është Rama në raport me interesin kombëtar e ka marrë vesh çdo shqiptar, deklaratat e tij se do zëvendësojë punëtorët shqiptarë me bangladeshas, deklaratat se nuk lejon në universitete nxënësit që kanë mbaruar me nota të ulëta se do marrë nga jashtë studentë, se mjekët ikin se e ka fajin Gjermania janë të gjitha dëshmi e zbatimit e politikës së kurorëzuar në mënyrën më të zezë e dhimbshme.

Nga 2014 janë larguar 27% e materies kombëtare. Nuk ka në histori një luftë civile që në një hark kohor të tillë të ketë larguar nga vendi 27% të kombit. Rama është një anti shqiptar i pakorrigjuar.

Në samitin e fundit në Pragë, padroni i tij në fjalën që do mbante në darkë, padroni i tij Vucic do i drejtohej audiencës: kam 17 vite që përpiqem me udhëheqjen politike të Kosovës e nuk arrij dot asnjë marrëveshje ndërkohë me si vëllaun tim Rama biem dakord me çdo gjë e merremi vesh për çdo gjë.

Ky është Edi Rama. Në çdo plan e rrafsh, ky nuk meriton të qëndroje në pushtet asnjë ditë, meriton të largohet një minutë e më parë. Pas Enver Hoxhës ky është armiku i dytë më i madh i lirive, qenies, votës buxhetit familjar, shtetëror e të gjithave me radhë”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 26.10.2022 12:56