Do të jetë pjesë e një spektakli të ri? Ja çfarë zbulon Egla Ceno

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Së fundmi Egla ka habitur me një postim në Instastory, ku ka ngritur aludimet se mund të marrë pjesë në edicionin e ri të Grande Fratello. Pas fitores në BBV3 duket se synimi i saj i rradhës është fitorja në shtetin italian. Do të ishte shumë bukur të shohim personazhet VIP shqiptarë teksa konkurrojnë në formate jashtë vendit.

Pas Big Brother Vip Albania “më hajnë duart” për Grande Fratello! Vazhdiamo

Egla Ceno është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale pas përfundimit të “Big Brother VIP3”, ku u shpall edhe fituese. Madje së fundmi ajo ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në “Instagram”. Egla shkruan në një postim në “Instastory”, “Përgjigje për 10 pyetjet më ‘inteligjente”, ku nuk mund të mungonte një në lidhje me jetën e saj personale.


Shtuar 22.06.2024 16:39

Tags: