Diola Dosti konfirmon lidhjen e dashurisë me biznesmenin nga Kosova (FOTO)

Ish-banorja e “Big Brother Vip 2”, Diola Dosti, ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti.

Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu, ka postuar disa foto në “Instastory”, ku ka zyrtarizuar lidhjen e tij me dietologen dhe blogeren Diola Dosti.

Eroldi fotot i ka postuar në “InstaStory” dhe më pas i ka ripostuar edhe Diola.

Fillimisht ai ka postuar një fotografi, ku shihet dora e Diolës dhe e tij si të lidhur dhe më pas një fotografi tjetër ku Diola e përqafon atë, ndërsa sipër fotografisë shkruan: “Thjesht Lumturi”.