Dijonisi merakoset për Sokolin: Nuk ka ndenjur ndonjëherë kështu, duhet një veteriner

Dijonisi është merakosur për macen e “Ferma Vip” të cilit ai ja vendosi emrin Sokol dhe së fundmi nuk ka shkaktuar rrëmuja në fermë.

Qetësia e Sokolit ka shqetësuar Dijonisin, i cili ka kërkuar ndihmën e një veterineri.

“Nuk ka ndenjur ndonjëherë kështu, një gjë e ka ky, unë e njoh Sokolin më mirë se veten. O Sokol trego çfarë ke, çfarë të shqetëson. Duhet ta çojmë te veterineri”, tha Dijonisi i merakosur për macen.

Fermerët e tjerë kanë theksuar se Sokoli sapo është zgjuar, ndaj edhe nuk është aktiv, megjithatë Dijonisi nuk është bindur.

View this post on Instagram

A post shared by @fermavip.al


Shtuar 27.03.2024 18:29