Degjeneroi sherri me Robert Aliajn, opinionistja e “Love Story” merr vendimin e papritur

Sherri me Robert Aliajn duket se i vuri “kapakun” gjithçkaje. Jerina Lalaj nuk do të jetë më pjesë e Love Story, pasi pikërisht sot opinionistja deklaroi këtë të hënë se do të tërhiqet dhe distancohet nga ky pozicion pas debatit që ndodhi javën e kaluar me kolegun Robert Aliaj. Gjatë shpjegimit të saj pati dhe ndërhyrje nga ana e moderatores Alketa Vejsiu, e cila i kërkoi që ta mbyllinin të gjithë debatin me një kërkesë faljeje. Megjithatë duket se e gjitha për Lalajn ishte e mirëmenduar, do të tërhiqej nga skena e “Love Story”.

Alketa Vejsiu: Pranohet edhe ky version. Nuk përballoj dot debatin në publik dhe tërhiqem. Kështu që dikush edhe tërhiqet…

Jerina Lalaj: Është varianti tjetër që distancohet nga dhuna si puna ime që për respekt të atyre zonjave, vajzave dhe grave që më kanë shkruar gjatë gjithë kësaj jave dhe që duan të distancohen nga një dhunë e tmerrshme verbale që në shumicën e rasteve përfundon në dhunë fizike. Kjo është shoqëria për fat ë keq edhe duke dhënë leksione për familjen edhe duke i prekur edhe ndoshta ato gra që nuk kanë pasur mundësinë ose fatin që të kenë fëmijë, por kjo nuk i intereson askujt. Duke qenë se unë në të gjithë misionin që kam pasur në këtë produksion ishte pikërisht integriteti dhe dinjiteti që s’e prek askush dhe që unë besoj që do dua t’ia kursej veshëve të mi një diskurs kaq të ulët. Kështu që besoj se sot do të jetë nata e fundit që do të jemi bashkë. Kjo ishte në vijim të qëndrimit që ju si produksion keni mbajtur duke i dhënë hapësirën për t’u justifikuar dhe për të vazhduar në të njëjtën vijë të dhunës në të cilën bëri edhe të hënën e kaluar. Duke qenë se ky është produksioni juaj dhe ju zgjidhni me këtë të bashkëpunoni ashtu edhe unë kam të drejtën të tërhiqem sepse dua të distancohem nga ky pozicion. Dhuna është pusho dhe mos fol se ti nuk ke një burrë dhe meqë nuk ke një burrë nuk mund të flasësh.

Alketa Vejsiu: Do kisha preferuar një mirëkuptim civil mes të dyve në fakt…

Jerina Lalaj: Nuk mund të ketë mirëkuptim…

Alketa Vejsiu: Mund të ndërhyj të lutem. Ju përket ju të dyve…

Jerina Lalaj: Na përket ne të dyve bashkë me ju të gjithë. Kjo është situatë që precipitoi, sepse kur e lë gjënë dhe mbush kupën, i kalon të gjitha limitet. Por duke qenë se kam këllqe, preferoj që ta bëj me stil dhe klas.

Alketa Vejsiu: Mua më ka detyruar që të jep arbitër, mu desh të krijonim një hapësirë neutrale.

Robert Aliaj: Familja nuk atakohet

Jerina Lalaj: Familje kemi të gjithë!

Robert Aliaj: Le ta mbyllim se po banalizohet kot. Nëse nuk preket familja e askujt, nuk ka problem fare.

Një debat i fortë u shfaq disa ditë më parë në televizion kur mes analistëveRobert Aliaj dhe Jerina Lalaj në “Love Story”, fill pas komentit të njërit prej konkurrentëve që tha se do një femër 4D, ndërsa opinionistja Jerina Lalaj i tha se nuk dëshiron që të bjerë në vulgaritet. Kaq ka mjaftuar që Roberti t’i kthehet duke i thënë se është një personazh i dështuar pasi nuk ka krijuar familje dhe nuk ka një bashkëshort në krah.


Shtuar 1.03.2022 11:48