Dasmë në Big Brother VIP Albania – ‘martohen’ Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli, nuk ftojnë Vesën e Sarën

Një zarf ka mbërritur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Në të thuhet se gjatë mbrëmjes së sotme (e martë) do të improvizohet një dasmë mes Meriton Mjekiqit dhe Ilnisa Agollit.

“Banorë, kryeqyteti ynë mbush 104 vjet. Kështu që sonte, vëllai i madh feston me një dasmë tironase me të ftuar speciale Valbona Mema”, thuhet në zarf.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Ju duhet që të diskutoni, se cilin çift do të martoni për sot. Pasi të keni zgjedhur, çifti do të zgjedhë të ndajë ftesat e dasmës sipas dëshirës së tyre. Ata duhet të zgjedhin, celebruesin, dëshmitarët dhe familjarët”, thuhet në zarfin e ‘Vëllait të Madh’. Kjo solli polemika të shumta ndërmjet banorëve, pasi disa prej tyre votuan për Bardhin dhe Sara Gjordenin.

Ilnisa me Meritonin madje ua kumtuan lajmin banorëve se nuk do të jenë të ftuar të gjithë.

Ai ka përjashtuar nga dasma Vesa Smolicën dhe Sara Gjordenin për shkak të veprimeve të tyre.


Shtuar 8.02.2024 17:48