Pas daljes nga Përputhen, konfirmimi I lidhjes me Tea Trifonin e solli Beartin në qendër të vëmendjes për mediat rozë. Por romanca e dyshes nuk zgjati shumë dhe disa thumba në rrjet zbuluan ndarjen e tyre aspak paqësore. Tea dhe Bearti sulmuan publikisht njëri-tjetrin duke pasuar fajin për ndarjen.
Por çfarë po ndodh me Beartin dhe Shkënda Dubovën?
Ish-konkurrenti kosovar ka publikuar një foto me këngëtaren ku e quan “dashuria ime”. Jo pa arsye ndjekësit janë bërë kurioz dhe e kanë pyetur se çfarë e ka këngëtaren.
Bearti ngre akoma më shumë dyshimet duke u përgjigjur: Ehh Shkëndën…
Nëse deri këtu çdo gjë po tingëllon normale po ju kujtojmë se Shkënda publikoi vetëm pak javë më parë këngën e saj të fundit dhe protagonist në videoklip është Andi. Andi që doli si çift me Tean nga “Përputhen” dhe si u tha publikisht Bearti nuk e simpatizonte aspak.
Tani gjërat u bënë lëmsh dhe nuk dimë ç’të mendojmë./albeu.com