Dafina dhe Ylli po na paralajmërojnë dhe ne (s) e dimë për çfarë!

Ylli Limani dhe Dafina Zeqiri mund të sjellin një superhit këtë verë dhe këtë nuk e themi kot. Pas dy hiteve së bashku “Kaje” dhe “Mos shko” mesa duket kënga e tretë është rrugës.

Nëse po pyesni nga lindën dyshimet, pikërisht nga “Instagrami”.

Dy story të ndryshme me të njëjtin shkrim “Jam ka du me të pa”.

Epo diçka po gatuhet dhe nëse s’është një këngë e re, atëherë çfarë është?


Shtuar 6.05.2024 19:47