Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin? Ja lëvizja e fundit e artistit

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej kohësh është tërhequr nga jeta publike, duke bërë që fansat vazhdimisht të kërkojnë rikthimin e tij.

Shumë njerëz kërkojnë nga ai një rikthim, një album apo edhe koncert. Miqësi të humbura, disa vite i tërhequr nga tregu muzikor dhe prej muajsh asnjë shenjë nga rrjetet sociale.

Megjithatë, është vënë re një lëvizje e fundit që artisti ka bërë në “Instagramin” e tij.

Ai ka ndryshuar foton e profilit me një mesazh për fansat e tij.

Fotoja e re përbën një sfond të bardhë, me një pjesë të kuqe ku në qendër shkruhet “Pak Flor”.

Nuk dihet nëse ky është titulli i albumit më të ri, apo paralajmërim për diçka më të madhe.


Shtuar 30.07.2024 13:08