Çfarë nuk i pëlqen te Ermal Hoxha? Rezarta Shkurta surprizon me përgjigjjen (FOTO LAJM)

Ka kohë që është larguar nga tregu muzikor, por Rezarta Shkurta mbetet sërish një nga femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku përveç fotove apo videove të punës, ndan me ndjekësit edhe imazhe të saj së bashku me familjen.

Por së fundmi, këngëtarja e njohur ka vendosur që t’u kthejë përgjigje të gjitha pyetjeve që kanë fansat për të. Të shumta kanë qenë pyetjet në lidhje me partnerin e saj, Ermal Hoxha.

“Është njeriu më i veçantë që kam

“Çfarë të pëlqen tek Ermali dhe ca nuk të pëlqen?”, e ka pyetur një ndjekës, të cilit Rezarta i është përgjigjur duke i thënë se “nuk ka vërtet asnjë gjë që s’më pëlqen”.

“Edukata që ka, është aq i sjellshëm me të gjithë sa e ke të pamundur të mërzitesh me të. Është njeriu më i veçantë që kam njohur, më bën vazhdimisht ta dua nga fillimi si ditën e parë”, shkruan ndër të tjera Rezarta, duke vendosur edhe emojin e syrit, që të mos e marrin mësysh.

“Është njeriu më i veçantë që kam

Ndërsa një tjetër e pyet se si e ka bindur Ermalin që të kërcejë, e Rezarta tregon se i janë dashur 10 vite.

“Mbi 10 vite. Nuk e di si u bind. Por më ka bërë shumë të lumtur. Kalojmë kohë të shëndetshme me njëri-tjetrin dhe argëtohemi më shumë se në palestër”, ka treguar këngëtarja e njohur.


Shtuar 16.03.2021 12:06