Arrestohen dy persona, zbardhen vjedhje të rënda në pesë qytete

Pas një sërë masash dhe veprimesh hetimore, oficerët policorë të DPB-së Koçan dhe Vinicë kanë arrestuar V.Z. (26) dhe D.S. (43), të dy banues në Koçan. Ata dyshohen për përfshirje në disa vepra penale.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të MPB-së së Maqedonisë, veprat dyshohet se janë kryer gjatë muajve gusht dhe shtator të këtij viti në territorin e Koçanit, Vinicës, Dellçevës, Makedonska Kamenicës dhe Probishtip-it. Bëhet fjalë për shtatë vjedhje të rënda në objekte banimi dhe biznesi, tre tentativa për vjedhje të rënda në banesa, ambiente biznesi dhe automjete pasagjerësh, si dhe për një rast të pengimit të provave, për të cilin dyshohet V.Z.

Me urdhër gjykate, policia kreu kontrolle në banesat e dy të dyshuarve, ku gjeti dhe sekuestroi sende që dyshohet se burojnë nga veprat penale të përmendura.

MPB-ja njofton se, pas përfundimit të dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj dy personave do të ngrihen kallëzimet përkatëse.


Shtuar 15.09.2026 12:31

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom