Capital T sjell disa sekuenca të projektit të ri muzikor (VIDEO)

Capital T ka qenë mjaft aktiv këtë vit me prurje të reja muzikore.

Ai ditë më parë ka paralajmëruar albumin “Heart broken kids” i cili do të lansohet më 21 dhjetor.Përveç kësaj, ai ka bërë të ditur se një ndër këngët e albumit do të publikohet së bashku me videoklip.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Nashta” mban titullin projekti i ri, i cili do të publikohet së bashku me këngët e tjera të albumit.

Në postimin e ndarë me ndjekësit e tij, Capital T u shpreh: “Njo prej perlave t’mia të preferuara, Nashta”.

Artisti ka ndarë gjithashtu disa sekuenca nga kënga e re. /albeu.com/


Shtuar 19.12.2021 17:19