Nëse ju themi “Capital T dhe Nevina Shtylla”, mund të konfuzoheni pak pasi janë dy emra që nuk i kemi parë bashkë. Reperi ka një karrierë të suksesshme në fushën e tij, e po ashtu moderatorja në ekran, por asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e një projekti të përbashkët televiziv apo muzikor. Sot, artisti dhe prezantuesja bukuroshe na kanë treguar se po “kurdisin” diçka.
Dyshja ka ngritur dyshimet me fotot e publikuara krah njëri-tjetrit në Instagram në llogaritë e secilit me përshkrimin “buzëqeshje”. Gjëja e parë që na shkon në mend është se Nevina, e cila në moshën 16-vjeçare është shpallur edhe “Miss Shqipëria”, mund të jetë protagoniste në klipin e ri të Capital T. Ju si mendoni?
View this post on Instagram
Ndërsa për ata që mendojnë se mes dyshes mund të ketë një romancë ju sigurojmë që jo, pasi prej vitesh Nevina Shtylla është në një lidhje dashurie me një jurist i cili quhet Arbër Myftari, e ndërkohë Trim Ademi flitet prej kohësh për një marrëdhënie me Adrola Dushin.