Britney Spears u fejua, por ish-bashkëshorti i saj ka diçka për t’i thënë!

Këngëtarja e njohur Britney Spears para disa ditësh postoi një video në rrjetin e saj social Instagram ku tregoi se ishte fejuar me aktorin Sam Asghari. Ata u njohën për herë të parë me njëri-tjetrin në tetor të vitit 2016, kur ajo xhiroi klipin e këngës së saj “Slumber Party”.

Dyshja e njohur vendosën që të shpallnin fejesën pas gati pesë vitesh së bashku. Këtë e bënë të ditur vetë të dashuruarit me postimet e tyre në Instagram ku ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte unaza e Britney-t. Unaza ishte projektuar nga “N.Y.C.” nga argjendari Roman Malayev.

Të shumtë kanë qenë të famshmit të cilët nuk kanë ngurruar t’i urojnë dhe t’i japin bekimet çiftit më të ri të zyrtarizuar. Ndër ta ka qenë edhe ish-bashkëshorti i Britney Spears, Jason Alexander, i cili i uroi yllin e muzikës pas lajmeve të fejesës së saj me aktorin Sam Asghari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sam Asghari (@samasghari)

Ai është shprehur gjatë një interviste se:

Unë gjithmonë do ta dua. Nëse ajo është e lumtur me Sam dhe kjo do të funsionojë, unë jam i lumtur për të.

39-vjeçari tha se ai po përpiqet të jetë aq mirë sa të mundet, me ish-in dhe të fejuarin e saj dhe në lidhje me marrëdhënien që ka me ata të dy. Ai vazhdoi duke thënë se:

Ai është me të vërtetë personi i vetëm që ka qenë rreth e rrotull për disa vjet, kështu që pa të ajo do të kishte qenë vetëm.

Spears dhe Alexander, të cilët njiheshin që kur ishin fëmijë në Luiziana, patën një martesë në vititn 2004 që zgjati afërsisht jo më shumë se dy ditë. Dasma e tyre, e cila u zhvillua në ‘A Little White Wedding Chapel’ në Las Vegas, u bë temë kryesore e lajmeve gjatë asaj kohe. Alexander ka qenë një mbështetës i zëshëm i Spears edhe gjatë betejës së saj për ruajtjen e kujdestarisë.

Shtuar 15.09.2021 15:30