Bora Zemani ishte e ftuar sot në “Big Brother VIP” për të ”shuar” gjithë zërat dhe akuzat e bëra së fundmi.
Bora tregoi se është e prekur për abuzimin dhe keqinterpretimet që media të ndryshme kanë bërë kundrejt marrëdhënies së Semit dhe Donaldit.
Ajo shtoi se ata të dy kanë pasur gjithnjë atë marrëdhënie mes njëri-tjetrit dhe se është e qetë dhe e sigurtë për gjithçka ka ndjekur gjatë këtyre ditëve brenda “Big Brother Vip’”.
”Jam shumë e qetë për sjelljen e tyre, ata ashtu janë dhe jashtë. Më vjen mirë që Donaldi e ka mbështetur pasi Semi ka vërtetë nevojë”, tha Bora.
Edhe pse Big Brothër i la Semit dhe Donaldit të kuptohej se Bora nuk e ka pritur mirë, dy shoqet e takuan dhe të gjithë e kuptuan marrdhënien shumë të fortë mes tyre. Bora ia shprehu edhe Semit gjithë mbështetjen dhe tregoi se nuk ka asnjë keqkuptim./albeu.com