Moderatorja Bora Zemani prej javësh vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për situatën e krijuar me konkurrentin i Big Brother Donald Veshajn dhe lidhjen e këtij të fundit me Beatrix Ramosaj.
Në lidhje me këtë ngjarje është aluduar shumë shpesh se Bora ka prishur marrëdhëniet me trashëgimtaret e Top Channel, Lorin dhe Sara Hoxhën.
Madje është folur dhe për një mbyllje të programit që Bora drejton, nën logon e kompanisë së motrave Hoxha.
Të gjitha këto si duket janë thashetheme, dhe këtë e kanë provuar vetë Lori dhe Sara me gjestin e fundit.
Ata i kanë dërguar Borës një buqetë të madhe me lule, pas operacionit që ajo pati, dhe në një pusull i shkruajnë: “Shërim të shpejt Bora, të përqafojmë, Lori dhe Sara”.
Me këtë postim, Bora mbylli të gjithë gojët e liga që flisnin për prishje raportesh./albeu.com