Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi se gjatë ditës së nesërme nuk do të aplikohet asnjë kufizim për lëvizjen e automjeteve të rënda.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit zyrtar, automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë do të qarkullojnë normalisht.
Vendimi është marrë pas parashikimit zyrtar të temperaturave, i cili tregon se nesër nuk do të krijohen kushtet e parashikuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për vendosjen e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
Ministria bëri të ditur gjithashtu se do të vijojë të ndjekë çdo ditë parashikimet meteorologjike. Në rast se kushtet për zbatimin e vendimit do të plotësohen, qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen në kohë.
