Bllok në Instagram? Mikela tregon arsyen e zënkës me Brunon

Rubrikat te “E diell” në Top Channel jo pak herë i kanë vënë në siklet të ftuarit. Këtë të dielë Mikela dhe Erioni u bënë pjesë e programit ku ndër të tjera kaluan dhe një sfidë.

Konkretisht Mikelës iu kërkua të tregonte arsyen e zënkës me Brunon që çoi deri në bllok dhe të kërkonte falje publike.

Falje nuk i kërkoi, por Mikela nuk nguroi të tregonte se pavarësisht se nuk e kishin bllokuar njëri-tjetrin në rrjete sociale, nuk ndiqeshin më në Instagram.

“Bllok nuk e kam bërë. Më ka hequr Bruno nga Instagrami për shkak se i ngeli hatri në emision që unë e sulmoja gjithmonë. Në fund të ditës unë them të vërtetën, prandaj kujt t’i djegë…Unë Brunon mund ta takoj dhe të pi kafe dhe ta kem mik, por në Instagram nuk e bëj se më ka hequr vetë i pari”, tha ajo.


Shtuar 18.04.2022 11:26