“Bli një palë shapka të reja, se ngele me ato”, Luana Vjollca i kthehet si rrallëherë ndjekëses (FOTO LAJM)

Moderatorja Luana Vjollca u “arratis” për pushime në Mykonos menjëherë pas super festës së ditëlindjes së saj të 30.

Nga ishulli luksoz Luana nuk ka nguruar të publikojë herë pas here foto për 2 milion ndjekësit e saj në Instagram.

Në imazhet e publikuara nga moderatorja vihen re me qindra komente pozitive, por ka edhe nga ata që gjejnë rast dhe e kritikojnë.

Nuk ndodh shpesh që Luana të replikojë me ndjekësit, por kur e bën merr vëmendjen maksimale.

Ajo ka publikuar këto ditë të pushimeve disa foto me një palë shapka “Philipp Plein”.

Ndërkohë një nga ndjekëset ka shkruar në foton ku Luana ka pozuar para dyqanit të markës luksoze “Louis Vuitton”:

“Mundet edhe të futesh tek dyqani L.V. të blesh një palë shapka të reja, se ngele me ato PHP.”

Duket se ky koment nuk i ka shpëtuar moderatores, e cila ka zgjedhur që t’i përgjigjet dhe madje t’i japë dhe një mesazh mjaft me vlerë.

“Pse të harxhoj lekë kot kur këto e kryejnë ende funksionin e tyre?”, i është përgjigjur Luana.

Ndërkohë përsa i përket jetës personale të moderators e cila është gjithmonë në qendër të vëmendjes për mediat rozë, ajo po përflitet së fundmi se I ka dhënë fund lidhjes së saj shumë vjeçare me biznesmenin nga Kosova Krenar Çoçaj, por Luana mbetet e vendosur të mos flas për këtë temë./albeu.com/

 


Shtuar 16.09.2021 08:26