Që pas daljes nga “Big Brother VIP”, ajo që ka ruajtur më pak kontakte me banorët e tjerë dhe është distancuar më shumë duket të jetë Beatrix Ramosaj.
Pas lidhjes së dashurisë që krijojë me Donaldin brenda shtëpisë së BBV, e cila rezultoi e passuksesshme, ajo ka qëndruar më shumë jashtë vendit.
Të lidhura
None found
Por së fundmi ka treguar në InstaStory se është takuar me Monika Lubonjën dhe kanë drekuar së bashku me mamanë e këngëtares.

Kujtojmë që Monika pasi doli nga “Big Brother” u bë një mbështetëse e Donaldit të cilit i uronte fitoren. Gjathashtu pas ndarjes së Betarix dhe Donaldit, Monika u shpreh në një intervistë se sheh dritë jeshile për një rikthim të mundshëm të tyre.
“Unë besoj tek historia e tyre, varet si e kam parë brenda, i kam parë shumë afër ata dhe kam qenë shumë afër me atë çift.Janë të dy të mrekullueshëm, Trixa ndjehej që e dashuronte apo e donte. Unë them që do ketë një dritë jeshile sepse është situata, nuk duhet të paragjykojmë është i tronditur edhe Donaldi”, tha ajo./albeu.com/
