Arsimi ndahet me të dashurën, ajo e thumbon publikisht: Nuk kishin faj ish-et e tua (FOTO LAJM)

Pas ndarjes nga Ana Lleshi, Arsimi i “Përputhen” nisi një lidhje dashurie me një vajzë të quajtur Pranvera. Dyshja dukeshin shumë të dashuruar dhe shiheshin kudo bashkë.

Mirëpo gjërat jo gjithmonë janë ashtu siç duken, pasi Arsimi dhe Pranvera janë ndarë. Kjo e fundit ka shkruar në Instastory se Arsimi është “akull” e prandaj nuk ka ecur mes tyre.

“Nuk kishin faj ata goca që thanë ti je akull. Gjithë të mirat në jetë”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, nuk ka munguar një postim as nga Arsimi, i cili ka shkruar: “Për një moment ti ishe bota ime, por tani pyes veten se çfarë nuk shkon me këtë botë? Të uroj gjithë të mirat, lamtumirë!”.


Shtuar 25.08.2021 09:54