Arrestohet burri i Edona Llalloshit, këngëtarja e njohur shqiptare e denoncon për dhunë

Gazmond Haxhifejzullahi, bashkëshori i këngëtares së njohur shqiptare si dhe deputetes të Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi është arrestuar.

Burri i këngëtares Edona Llalloshi akuzohet për dhunë në familje, ndërsa denoncimi është bërë nga vetë Edona pak kohë më parë.

Bashkëshorti i këngëtares, e cila u bë pjesë në Lëvizjen Vetëvendosje të mërkurën, dyshohet se konflikti ka nisur me këngëtaren në lidhje me një pronë që pretendohet se i takon kandidates për deputete.

Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

”Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, – thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Këngëtarja Edona Llaloshi dhe biznesmeni Gazmond Haxhifejzullahi janë martuar më 2011 pasi ajo ishte dhe në pritje të ëmbël me fëmijën e parë.

Ndërsa vetëm tre ditë më parë Edona Llalloshi ka lënë pas muzikën dhe i është bashkuar listës së deputetëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë. Llalloshi gjendet në listë si kandidate për deputete nga radhët e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, me numrin 19.


Shtuar 13.12.2024 18:00

Tags: , ,