Arjan Konomi i kërkoi falje publikisht Alvisës, Hyseni: Mbeturina, skenari ka arritur kulmin

Këtë të hënë në “Përputhen” konkurrentët dhe vetë opinionisti Arjan Konomi kërkuan ndjesë për qëndrimin e mbajtur të shtunën për historinë Hysen-Alvisa.

Të gjithë dënuan veprimet e Hysenit dhe theksuan se tashmë çdo gjë është në duar të organeve përkatëse.Kjo nuk është pritur mirë aspak mirë nga Hyseni, i cili ka reaguar me një postim në rrjete sociale.

Sipas tij, skenari i produksionit ka arritur kulmin.

“Sot skenari i produksionit ka arritur kulmin! Si mund të arrijë ti kthejë kundra dhe gjoja janë bërë pishman konkurrentët që të Shtunën më kuptuan dhe e vërtetuan të vërtetën.

Ah medet kur shikoj disa mbeturina që duan të përfitojnë nga situata duke na bërë si shumë të prekur dhe të ndjeshëm. Ata që nuk më kuptojnë ju uroj që në të ardhmen tuaj inshAllah ju bie një i/e dashur që papritur ta kapni në mes të natës me dikë tjetër dhe të shikojmë si do veproni ju.

Sa për atë që tha mos u kapni kot se nuk ekziston dhe s’ka ekzistuar kurrë forca te mua dhe te familja ime, flisni për të vërtetën, jo për gënjeshtrën.

Inçizimet i kam bërë sepse s’po kisha më besim te personi që kisha në krahë, mesa duket fama i kishte rritur mendjen dhe e ndieja që do vinte një ditë dhe do më flakte ashtu si më flaku.

Ky ishte reagimi im i fundit mbi këtë situatë, por prova kam më shumë mbi gjithçka tjetër”, ka shkruar ai.


Shtuar 9.11.2021 11:26