Ariana Grande sqaron tërheqjen e përkohshme nga jeta publike: Ishte një zgjedhje e menduar prej kohësh

Ariana Grande ka folur për herë të parë që prej njoftimit se do të largohet përkohësisht nga jeta publike, pasi të përfundojë turneu i saj “Eternal Sunshine”.

Të lidhura

None found

Gjatë koncertit të mbajtur të hënën në Çikago, këngëtarja u shpjegoi fansave se vendimi nuk lidhej me kritikat dhe as nuk ishte marrë në mënyrë të nxituar. “Ky nuk ishte një vendim reaktiv apo impulsiv. E kisha planifikuar në heshtje prej shumë kohësh”, deklaroi Grande para publikut.

Artistja tha se e kuptonte shqetësimin e fansave, të cilët kishin menduar se komentet negative po ndikonin tek ajo. Megjithatë, ajo sqaroi se situata nuk ishte e tillë. “Duhet të vendosen kufij. Njerëzit kanë nevojë për një pushim ndonjëherë”, u shpreh Grande, duke shtuar se as zhurma dhe as kritikat nuk mund ta dobësonin dashurinë e saj për fansat.

Përfaqësuesi i këngëtares bëri të ditur se ajo do të marrë një “pushim të merituar”, pas një periudhe të gjatë të shoqëruar nga vëmendja dhe shqyrtimi i vazhdueshëm i publikut dhe mediave.

“Eternal Sunshine” do të përfundojë më 1 shtator, pas 10 koncerteve në Londër. Si pasojë e këtij vendimi, Ariana Grande nuk do të marrë pjesë në produksionin e muzikalit “Sunday in the Park with George”, që do të shfaqet në Barbican të Londrës, ku ajo ishte planifikuar të interpretonte së bashku me aktorin Jonathan Bailey.

Gjatë viteve të fundit, këngëtarja është përballur shpesh me spekulime lidhur me pamjen e saj fizike dhe gjendjen shëndetësore. Pas njoftimit për pushimin, fansat i kanë përcjellë mbështetjen në rrjetet sociale, ndërsa hashtag-u #WeLoveYouAriana u kthye në trend.


Shtuar 8.08.2026 14:38

matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetholiganbetmarsbahiscasibomajaxbet girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş