Anita Haraindaj, ka komentuar paraqitjen e kombëtares së Shqipërisë në Euro 2024, duke thënë se Shqipëria do të mbahet në mend për golin më të shpejtë.
Duke folur në emisionin sportiv Euro Duel, Haradinaj u shpreh optimiste për paraqitjen e Shqipërisë, pasi sipas saj përzgjedhja e lojtarëve është shumë e mirë.
Ajo gjithashtu ka folur edhe për përballjen e Shqipërisë me Italinë, ndeshje për të cilën parashikonte se do të përfundonte 2:2.
“Kam qenë shumë optimiste për Shqipërinë, ndeshjen Shqipëri – Itali e kam parë prej Tiranës, parashikohej atje ishin se Italia do ta thyej në mes, edhe unë nuk e kam pranuar sepse mendoja se do të përfundonte 2:2. Kam qenë shumë optimiste sepse përzgjedhja e lojtarëve është shumë e mirë. Ata e kanë forcën energjinë dhe mendoj që Shqipëria do të jetë mirë, duke marrë parasysh që përballen me ekipe shumë të forta”, tha moderatorja e njohur.
“Ndeshja kundër Kroacisë ka qenë e jashtëzakonshme. Nëse për hiç asnjë gjë Shqipëria këtë kampionat do të mbahet mend për golin më të shpejt. Edhe për Gjesulën që dha një autogol dhe më një gol”, ka thënë Haradinaj.