Angelina Jolie ka tentuar vetëvrasje: Pagova një vrasës me pagesë, por ishte njeri shumë i mirë

Aktorja me famë botërore, Angelina Jolie ka pranuar se kishte menduar të punësonte një vrasës me pagesë për ta vrarë atë. Aktorja 47-vjeçare foli hapur për problemet e shëndetit mendor që e mundonin në një intervistë. Në vitet e para të karrierës, ajo tha se kishte mendime vetëvrasjeje.

Sipas raportimeve, vetëm në moshën 19-vjeçare ajo bëri përpjekjen e saj të parë për vetëvrasje. Kur mbushi 22 vjeç, aktorja hartoi një plan për t’i dhënë fund jetës së saj në një mënyrë që familja e saj do ta kuptonte më mirë.

Kështu, aktorja tregon se punësoi një vrasës me pagesë, detyra e të cilit ishte ta vriste atë.

“Ai ishte një person mjaft i mirë dhe më pyeti nëse mund ta mendoja dhe ta telefonoja përsëri pas dy muajsh. Diçka ndryshoi në jetën time. Me vetëvrasjen njerëzit përreth jush mendojnë se mund të kishin bërë diçka, ndërsa kur dikush të vret, askush nuk merr një lloj përgjegjësie” tha ajo në një intervistë për “ Ok Diario”.


Shtuar 23.11.2022 16:21