Milot Avdyli beson te triumfi ndaj Izraelit: Kosova e ka kohën të rikthehet te fitorja

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar edhe seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjes kundër Izraelit.

Të lidhura

None found

Në kampin dardan mbizotëron optimizmi. Sulmuesi Milot Avdyli tha se përgatitjet kanë shkuar mirë dhe skuadra është gati për sfidën.

Futbollisti i Celjes, në një prononcim për faqen zyrtare të FFK-së, theksoi se synimi është fitorja dhe se beson që Kosova mund t’i marrë pikët e plota.

“Stërvitja shkoi shumë mirë dhe tashmë jemi të gjithë të kompletuar. Po përgatitemi për ndeshjen me Izraelin dhe besoj se do të japim maksimumin”.

“Sot e analizuam ndeshjen dhe mendoj se do ta bëjmë këtë edhe nesër. E dimë se kemi përballë një kundërshtar mjaft të vështirë, por me cilësinë që kemi mund të arrijmë rezultat pozitiv”.

“Ka ardhur momenti të rikthehemi te fitorja dhe besoj se do t’ia dalim së bashku”.

Ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës zhvillohet të enjten, në orën 20:45.


sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobet girişjojobet girişpusulabetpusulabet girişcratosroyalbet girişcratosroyalbetcratosroyalbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobetbahsegelsekabet