Moska i drejtohet NATO-s për stërvitjet pranë Kaliningradit: Do ta mbrojmë territorin me të gjithë arsenalin

Rusia i ka paraqitur NATO-s një protestë zyrtare, duke e cilësuar qasjen e Aleancës si “aventuriere dhe të papërgjegjshme” dhe duke paralajmëruar se ajo mund të rrisë rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake.

Të lidhura

None found

Letra është dërguar përmes ambasadës ruse në Belgjikë dhe lidhet me stërvitjet që, sipas Moskës, kanë për qëllim të simulojnë “izolimin” e enklavës së Kaliningradit.

Në deklaratën e ambasadës thuhet se këto zhvillime “rrisin ndjeshëm rreziqet e një konfrontimi të drejtpërdrejtë të armatosur”. Rusia paralajmëron gjithashtu se është e gatshme të përdorë “të gjithë arsenalin e armëve që ka në dispozicion” për të mbrojtur territorin e saj.

“Rusia është gati të përdorë të gjithë arsenalin e armëve që ka në dispozicion për të mbrojtur territorin e saj”, thuhet në dokument.

Sipas agjencisë italiane Ansa, ambasada ruse e akuzon NATO-n për zhvillimin e një “fushate informacioni në shkallë të gjerë”, e cila, sipas saj, synon të forcojë mitin e “kërcënimit rus” dhe të përhapë të dhëna të pasakta mbi pretendimet se Moska mund të sulmojë një nga shtetet baltike deri në vitin 2029 ose edhe më herët.

“Po njoftohen plane për evakuimin ndërkufitar të popullsisë ‘në rast të një krize serioze’ dhe në të njëjtën kohë, deklaratat e përsëritura nga udhëheqësit e vendit tonë në lidhje me mungesën e qëllimit ose arsyes për të filluar veprime ushtarake po injorohen plotësisht”, thuhet në deklaratë.

Ambasada ruse pretendon se është shpërfillur edhe propozimi i Moskës për vendet anëtare të NATO-s, që garancitë e ndërsjella të sigurisë të përcaktohen me shkrim.

“Në kontekstin e qëndrimit agresiv të ndjekur nga udhëheqja e bllokut dhe shtetet anëtare, Ambasada i ka komunikuar orientimet tona parimore Sekretariatit Ndërkombëtar të NATO-s dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme belge”, vijon dokumenti.

Moska u ka bërë thirrje vendeve të Aleancës të mos ndërmarrin deklarata apo hapa të tjerë që, sipas saj, do ta përshkallëzonin situatën.

“Ne u kemi kërkuar shteteve anëtare të Aleancës të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e mëtejshme që mund të përshkallëzojnë situatën, me qëllim që të shmanget një konfrontim në shkallë të plotë”, thuhet në deklaratë.

NATO, nga ana e saj, ka konfirmuar se e ka marrë letrën e Moskës dhe se i është përgjigjur asaj. Aleanca ka dënuar kërcënimet e Rusisë për përdorimin e forcës dhe ka përsëritur se NATO ka karakter mbrojtës.


Shtuar më 29.09.2026 17:28

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobet girişjojobet girişpusulabetpusulabet girişcratosroyalbet girişcratosroyalbetcratosroyalbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobetbahsegelsekabet