Mali/ Amnesty International dokumenton vrasje, tortura dhe abuzime ndaj civilëve nga ushtria dhe Wagner

Amnesty International ka akuzuar ushtrinë e Malit dhe mercenarët rusë të grupit Wagner për vrasje, tortura dhe shkelje të tjera ndaj civilëve gjatë operacioneve të përbashkëta ushtarake në vend.

Të lidhura

None found

Raporti i publikuar së fundmi nga organizata për të drejtat e njeriut dokumenton vdekjen e të paktën 34 civilëve në shtatë zona të rajoneve Ségou, Mopti dhe Timbuktu, nga qershori 2023 deri në dhjetor 2025.

Sipas gjetjeve të Amnesty International, asnjë nga viktimat e identifikuara nuk po merrte pjesë drejtpërdrejt në luftime në çastin kur u vra.

Disa civilë, thuhet në raport, u qëlluan teksa përpiqeshin të arratiseshin ose pasi ishin arrestuar. Në raste të tjera, trupat e viktimave u gjetën me fyt të prerë, ndërsa disa persona dyshohet se u dogjën të gjallë ose u dogjën pas vdekjes.

Autoritetet ushtarake të Malit, të cilat morën pushtetin pas grushteve të shtetit të viteve 2020 dhe 2021, u orientuan drejt Rusisë dhe nisën bashkëpunimin me grupin Wagner në fund të vitit 2021.

Amnesty International vlerëson se, përpara zëvendësimit të Wagnerit në qershor 2025, rreth 1,000 luftëtarë të grupit rus ishin vendosur në Mali. Në atë periudhë, Wagner u zëvendësua nga Korpusi i Afrikës, një strukturë mercenare e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë.

Organizata thekson se akuzat e fundit janë pjesë e një serie pretendimesh të ngritura prej vitesh ndaj forcave maliane dhe aleatëve të tyre rusë. Kjo ndodh ndërsa qeveria në Bamako është mbështetur gjithnjë e më tepër te Moska për ndihmë ushtarake në luftën kundër grupeve xhihadiste në Sahel.

Një prej episodeve të hetuara lidhet me një operacion të zhvilluar më 12 shkurt 2025 në Tin Adanta, një vendbanim në rajonin e Timbuktut.

Sipas dëshmive të mbledhura, gjatë një patrullimi të përbashkët të ushtrisë maliane dhe Wagnerit u vranë katër persona. Një i mbijetuar i tha Amnesty International se dy djemtë e tij dhe një kushëri i tij ishin arrestuar dhe më pas vrarë.

Amnesty dyshon se raste të tilla mund të jenë pjesë e një modeli më të gjerë, ku civilët akuzohen për lidhje me grupe të armatosura pa pasur prova se kanë marrë pjesë në luftime.

Pjesa më e madhe e viktimave të dokumentuara i përkiste komuniteteve nomade dhe blegtorale Fulani, arabe dhe Tuareg. Në disa raste, sipas organizatës, dyshimet për lidhje me grupet e armatosura mbështeteshin vetëm te përkatësia etnike e personave dhe fakti se ata jetonin në zona ku vepronin rebelë.

Raporti përfshin edhe dy sulme me dronë të kryera nga ushtria maliane në rajonin e Timbuktut, ku humbën jetën të paktën 23 persona, përfshirë pesë fëmijë.

Sulmi i parë goditi një treg në Ejdair në mars 2025, ndërsa i dyti shënjestroi një banesë familjare në Tangata në nëntor të po këtij viti.

Amnesty International deklaroi se nuk kishte gjetur prova për praninë e grupeve të armatosura apo të objektivave ushtarake në asnjërin prej këtyre dy rasteve.

Sipas dëshmive të mbledhura, bombardimi i tregut në Ejdair la të vrarë 16 civilë dhe plagosi shtatë të tjerë. Ushtria maliane tha më pas se kishte goditur një përqendrim personash të cilësuar prej saj si “terroristë” në një kamp tranziti në veriperëndim të Lere, duke pretenduar se kishte eliminuar 11 militantë.

Megjithatë, analiza e Amnesty International arriti në përfundimin se vendndodhja e dhënë nga ushtria përputhej me tregun që ishte sulmuar.

Marceau Sivied, drejtoresha rajonale e Amnesty International për Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, deklaroi se, nëse konfirmohen, këto gjetje do të përbënin sulme të drejtpërdrejta ndaj civilëve dhe objekteve jo-ushtarake, ndaj duhen hetuar si krime lufte.

Organizata mori gjithashtu dëshmi nga 15 burra, të cilët thanë se ishin torturuar ose keqtrajtuar gjatë patrullimeve të përbashkëta të forcave maliane dhe Wagnerit, si edhe gjatë ndalimit në bazat ushtarake të Leré dhe Nabala.

Sipas Amnesty International, dëshmitë e tyre lidhen me raste torture ndaj të paktën 30 personave. Pesë të ndaluar dyshohet se vdiqën në bazat ushtarake për shkak të torturave ose kushteve të këqija të ndalimit.

Të mbijetuarit treguan se ishin varur nga krahët në shufra metalike, ishin mbytur, rrahur me shufra dhe shkopinj hekuri, si dhe ishin goditur me rrymë elektrike.

Amnesty tha se dëshmitë e mbledhura tregojnë se personeli i Wagnerit ishte përgjegjës për shumicën e torturave të raportuara. Në disa raste, ushtarë malianë thuhet se ishin të pranishëm, shërbenin si përkthyes ose vëzhgonin abuzimet pa ndërhyrë.

Raporti thekson se të ndaluarit nuk u dërguan para gjykatës dhe nuk patën mundësi të kontaktonin avokatët apo familjarët. Kohëzgjatja e ndalimeve varionte nga një ditë deri në katër muaj.

Amnesty International u ka kërkuar autoriteteve të Malit të hetojnë akuzat dhe të bëjnë të qartë zinxhirin komandues nën të cilin veprojnë forcat e huaja në vend.

Organizata i ka bërë thirrje gjithashtu qeverisë në Bamako të publikojë marrëveshjen me Korpusin e Afrikës dhe të ngrejë një mekanizëm të pavarur për monitorimin dhe hetimin e shkeljeve të mundshme nga forcat maliane dhe partnerët e tyre të huaj.

Amnesty deklaroi se ia kishte përcjellë gjetjet autoriteteve maliane më 3 gusht, por deri në publikimin e raportit nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

Megjithëse Wagner njoftoi tërheqjen zyrtare nga Mali në qershor 2025, prania ushtarake ruse në vend nuk ka përfunduar.

Sipas Amnesty International, Korpusi i Afrikës ka marrë vendin e Wagnerit dhe vijon aktivitetin në Mali nën kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë. Organizata shton se edhe pas këtij ndryshimi strukturor janë raportuar akuza për shkelje të të drejtave të njeriut.


Shtuar më 29.09.2026 16:34

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobet girişjojobet girişpusulabetpusulabet girişcratosroyalbet girişcratosroyalbetcratosroyalbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobetbahsegelsekabet