Tragjedi në një shkollë të Sllovakisë/ Sulmi me thikë i merr jetën mësueses, plagosen një tjetër dhe një nxënës

Një sulm me thikë në një shkollë të Staškovit, në veriperëndim të Sllovakisë, ka përfunduar me vdekjen e një mësueseje 61-vjeçare dhe plagosjen e një mësuesi 44-vjeçar dhe një fëmije.

Të lidhura

None found

Sipas shërbimeve të emergjencës, të cituara nga AFP, mësuesja humbi jetën për shkak të plagëve të marra. Fëmija ndodhet në gjendje kritike, ndërsa mësuesi 44-vjeçar është goditur me thikë në gjoks. Të dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia e Sllovakisë deklaroi se situata është vënë nën kontroll. Mediat lokale raportojnë se i dyshuari për sulmin mendohet të jetë rreth 14 vjeç.

Pas ngjarjes reagoi edhe presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, i cili shprehu tronditjen dhe dhimbjen e tij për incidentin tragjik.

“Jam thellësisht i trishtuar nga incidenti tragjik që ndodhi në shkollën Staškov”, u shpreh Pellegrini. Ai shtoi se ishte i tronditur pasi bëhet fjalë për një tjetër rast ku një nxënës ka sulmuar mësuesit dhe një shok klase.

Kryeministri Robert Fico përcolli ngushëllimet për familjarët e viktimës dhe deklaroi se po e ndiqte situatën pas ngjarjes tragjike. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e sulmit.


Shtuar më 29.09.2026 16:15

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobet girişjojobet girişpusulabetpusulabet girişcratosroyalbet girişcratosroyalbetcratosroyalbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobetbahsegelsekabet