Pas ndarjes nga Arsimi, Ana Lleshi ka nisur një lidhje të re. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet me anë të një postimi në rrjete sociale.
Ish-konkurrentja e “Përputhen” ka marrë një surprizë romantike, të cilën e ka ndarë me të gjithë. Asaj i kanë dhuruar një buqetë me trëndafila me mbishkrime dashurie, të tilla si “Ti je zemra ime”, “Të dua shumë”.
Për më tepër, Ana e ka shoqëruar foton e buqetës me këngën e Miriam Canit “Sa shumë të dua” dhe me një shkrim ku thotë: “Ti më bënë të buzëqesh”.
Ende nuk dihet se kush është mashkulli që ia ka marrë zemrën.