Barcelona blindon Hamza Abdelkarimin me kontratë deri në vitin 2030 dhe klauzolë mbi 150 milionë euro

Hamza Abdelkarim pritet të firmosë të martën kontratën e re me Barcelonën, marrëveshje që do ta mbajë sulmuesin egjiptian pjesë të klubit katalanas deri në vitin 2030.

18-vjeçari mbërriti te Barcelona në shkurt, fillimisht në formë huazimi nga klubi egjiptian Al Ahly, ndërsa gjatë verës transferimi i tij u bë i përhershëm.

Të lidhura

None found

Talenti ishte pjesë e përfaqësueses së Egjiptit në Kupën e Botës dhe u bë lojtari më i ri që ka luajtur për vendin e tij në këtë turne, duke marrë pjesë në katër nga pesë ndeshjet e ekipit.

Edhe në përgatitjet parasezonale me Barcelonën, Abdelkarim tregoi potencialin e tij, pasi realizoi katër gola në pesë takime.

Paraqitjet bindëse i dhanë atij një vend në planet e skuadrës së parë dhe sulmuesi ka regjistruar tashmë edhe debutimin zyrtar me kampionët e Spanjës.

Ai u aktivizua në minutat e fundit të ndeshjes së La Ligës kundër Rayo Vallecanos, të cilën Barcelona e fitoi 5-2 muajin e kaluar.

Me kontratën e re, Barcelona synon të sigurojë të ardhmen e talentit egjiptian, i cili do të mbetet në klub deri në vitin 2030.


Shtuar 11.09.2026 18:20

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş