Ana ngacmon publikisht Getinjon, përgjigjja e reperit e la me “gisht në gojë” (FOTO LAJM)

Doli nga “Përputhen” me skandale, por gjithsesi ajo vazhdoi të bëjë zhurmë dhe të jetë pjesë e lajmeve rozë. Ana Lleshi u përfol për lidhje me shumë djem pas emisionit, por ajo pranoi vetëm njërën prej tyre, atë me Arsimin, lidhje e cila përfundoi po aq shpejt sa edhe filloi.

Së fundmi ajo ka publikuar një këngë që po komentohet gjerësisht në rrjet dhe për fatin e saj jo të mirë komentet nuk janë aspak dashamirëse, por memet dhe ironitë kanë “shpërthyer”.

Ana ka lënë një koment në profilin e Getinjos I cili ka tërhequr menjëherë vëmdnejn e të gjithëve.

Në postimin e fundit në Instagram Getinjo kishte vendosur vetëm një emoji dhe asnjë tekst të këngës së tij që komentuesit ta plotësonin, Anës i erdhi të “këndonte” në koment pikërisht këto rreshta të Getinjos:

“Du me tpa , po t’thiri t’thiri vec kallxom ku je ?!”- shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.

“Ishim parë, amo s’di a “Për’puthem”- ia ka kthyer reperi, i cili s’ka marrë më asnjë përgjigje nga Ana.

Epo, me siguri nuk i ka pëlqyer ky koment!

Shtuar 18.05.2021 12:05