Ana Lleshi ishte e ftuar në emisionin “Why Not” të Roza Latit dhe nisur nga një koment që Ana i ka bërë kohë më parë reperit Getinjo në Instagram dhe që mori mjaft vëmendje, Roza shfaqi në ekran foton e reperi dhe Ana u “tërbua”.
“Sa qejf e ke nga 1-10”, e pyeti Roza dhe Ana u përgjgij pa u menduar dy herë: 100.
Më pas Ana u ngrit nga karrigja për të puthur foton e Getinjos që ndodhej në ekran dhe u sigurua ta puth në buzë.
Por nuk ka vonuar dhe Getinjo ka reaguar publikisht për këtë skenë.
“E ka puth zidin valla se mu jo”, shkruajti reperi.