Almeda Abazit i vjen në “maj të hundë”: Ma lini mua, është bashkëshorti im (FOTO LAJM)

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi vendosi të kalonte një darkë romantike me bashkëshortin e saj, aktorin e dashur truk, Tolgahan Sayisman, por që në fakt nuk shkoi si kishte menduar ajo.

Mesa duket, aktori është tejet i angazhuar me punë ndaj dhe telefoni i tij nuk ka pushuar së rëni, gjë që e ka nervozuar Almedën, e cila nuk ka ngurruar aspak dhe ju ka bërë thirrje të gjithëve atyre që kanë punë me të.

“Telefoni i tij nuk u ndal përsëri …mjaft ma lini mua. Ky është bashkëshorti im!”, ka shkruar Almeda me shaka në “InstaStory” krahas fotos së aktori me celular në dorë.

Kujtojmë se më 8 qershor, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bekuan me një fëmijë të dytë. Në jetën e tyre erdhi një tjetër engjëll, një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Alina, ashtu siç kishin lajmëruar edhe më herët. Lajmin e bukur e dha vetë Tolgahan, i cili shkroi në një postim në rrjete sociale:


Shtuar 11.08.2021 09:14