Al Pacino dhe Dan Stevens bashkojnë forcat në një thriller të ri

Al Pacino dhe Dan Stevens po bashkohen për një film të ri thriller me regji të David Mendel, i cili pritet të dalë në kinema vitin e ardhshëm. Filmi titullohet “Rituali” dhe është frymëzuar nga ngjarje reale.

Historia nis me dy priftërinj, njëri prej të cilëve vë në dyshim besimin e tij (Stivens). Tjetri (Pacino) përballet me të kaluarën e tij të vështirë dhe sprova të ndryshme. Megjithatë, ata duhet të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe të shpëtojnë një grua të re përmes një serie të vështirë dhe të rrezikshme ekzorcizmi.

Filmi përshkruan historinë e Emma Schmidt, një gruaje amerikane, pushtimi demonik i së cilës arriti kulmin me ekzorcizëm të dhimbshëm, siç raportohet nga Variety. Rasti i saj mbetet ekzorcizmi më i dokumentuar në historinë amerikane.

Skenari është firmosur nga regjisori me Enrico Natal, ndërsa produksioni është nga Andrew Stevens së bashku me Mitchell dhe Natalie Wells. Krahas dy protagonisteve do të jenë Ashley Greene dhe Abigail Cowan. Premiera e filmit në kinema është planifikuar për vitin 2025.

 


Shtuar 25.04.2024 17:59