Aktori Petrit Malaj tregon ku e mori frymëzimin për emrin e djalit të tij (FOTO LAJM)

Petrit Malaj, tani drejtues i Univeristeti të Arteve, është aktori i njohur për publikun shqiptar, ku me personazhet e interpretuara prej tij ka fituar simpatinë e të gjithëve. Malaj ka luajtur krah figurave më të mëdha të filmit shqiptar. Figura ikonike të ekranit dhe teatrit, të cilët janë krenaria e artit shqiptar si: Sandër Prosi, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Ndrek Luca, Timo Flloko, Kastriot Çaushi, e shumë artistë të tjerë dhe regjizorë të talentuar.

Petrit Malaj të cilin e njohim ndryshe edhe si “Doktor Bardhyli”, së fundmi u angazhua edhe në politikë, ku në zjgedhjet e funit pranoi ftesën e Kryeministrit për të qenë kandidat i Partisë Socialistë në Kukës.

Malaj është babi i dy fëmijëve, Erionit dhe Dartit.

Malaj ka treguar se djali i tij i dytë mban emrin e një prej roleve të tij të preferuara. Bëhet fjalë për rolin e Darti në “Balada e Kurbinit”.

“Personazhi qe luaja, quhej “Dart Skuraj” te cilin e ndjeja pjese te vetvetes, ndaj disa vite me pas edhe djalit tim i vendosem kete emer, Darti”, shkruan në një ndër postimet e tij ën rrjetet sociale aktori./albeu.com/

Petrit Malaj ne rolin e Dartit.


Shtuar 27.01.2022 16:16