Agron Llakaj bën statusin e ndjerë për bashkëshorten: Përpëlitem në vuajtje pafund…

Një muaj më parë, aktori Agron Llakaj, humbi shoqen e jetës, bashkëshorten e tij Kostandinën. Pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, Kostandina mbylli sytë përgjithmonë më 24 maj.

Sot, një muaj më vonë Agron Llakaj ka bërë një posim pikëlues ku shpreh dhimbjen e vuajtjen në mungesën e saj.

“Imja Kostnandina. Një muaj pa ty… Përpëlitem në vuajtje pafund dhe s’di… Kam nevojë për këtë fytyrë, për këtë dorë, për këta sy. Ike dhe më more kuptimin e jetës. U bërë dhimbje”, shkruan aktori krah fotos me bashkëshorten e ndjerë.


Shtuar 24.06.2024 15:44