Adriana Matoshi sërish në qendër të vëmendjes, aktorja konfirmoi lidhjen e re të dashurisë?

Prej muajsh tashmë, aktorja Adriana Matoshi i ka dhënë fund lidhjes me futbollistin afrikan 22-vjeçar, Keith Groeneveld. Çifit ka qenë në vëmendje të mediave rozë për lidhjen e tyre prej kohësh, si për diferencën në moshë edhe për kombësitë e ndryshme.

Por duket se Adriana Matoshi ka vazhdimisht material për mediat rozë.

E ftuar së fundmi në dasmën e këngëtarëve Drilon dhe Beslira, Adriana Matoshi është intervistuar nga Prive ku foli për miqësinë me çiftin teksa pati dhe një urim. Rrugës gjatë bisedës i rrëshqiti një informacion i ri.

“Jetës nuk i dihet, jam shumë e lumtur”,- tha deputetja duke lënë në pikëpyetje nëse është a jo në një lidhje.