Adele nxit thashethemet se mund ta ketë çuar lidhjen e re në një tjetër nivel (FOTO LAJM)

Gjërat mes Adele dhe të dashurit të saj, Rich Paul po shkojnë mjaft mirë. Këngëtarja ka nxitur thashethemet për një fejesë të mundshme me agjentin sportiv pasi është fotografuar me një unazë në gisht teksa po dilte nga studioja muzikore në Londrën Perëndimore të Premten, pas kthimit të saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Këngëtarja 33-vjeçare u pa vetëm disa orë pas një darke me Rich Paul. Për më tepër, burime për E! News janë shprehur se “Adele është shumë e dashuruar me Rich. Marrëdhënia e tyre është bërë më serioze në muajt e fundit. Ata të dy kanë takuar fëmijët e njëri-tjetrit…të dy qëndrojnë në vendet e njëri-tjetrit në LA dhe janë shumë të pandashëm.”

Adele është nëna e djalit 8-vjeçar, Angelo, babai i të cilit është ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki. Ndërsa Rich është baba i tre fëmijëve. Si duket Adele ka gjetur ngrohtësinë e duhur te agjenti sportiv pas periudhës së vështirë që kaloi pas divorcit me ish burrin.

“Ajo ndihet shumë rehat pranë Rich-it dhe është në një hapësirë të mirë për momentin. E gjitha që kërkon ajo është që të argëtohet dhe të jetë në shoqëri të mirë dhe Rich padyshim e siguron këtë.”, theksoi burimi.

Shtuar 7.11.2021 10:17