Kim Kardashian mund të ketë arritur të impresionojë audiencën e saj në Met Gala të këtij viti, por ka shkaktuar edhe shqetësim. Personazhi i famshëm televiziv zgjodhi një fustan ngjyrë argjendi, me bel dhe bisht të ngushtë. Mirëpo detaji që u ra në sy të gjithëve ishte korseja shumë e ngushtë në pjesën e belit saqë Kim dukej sikur nuk po mund të mbushej dot me frymë.
Ajo dukej sikur po luftonte për të marrë frymë teksa kërkonte ndihmën e ekipit të saj për të ngjitur shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit. Në Twitter shprehën shqetësimin për Kardashian, teksa shumë komentuan se vështrimi i saj tregonte dhimbjen që po përjetonte për shkak të korsesë së ngushtë.
“Kim, si i ke organet?” , i shkruan dikush, ndërsa një tjetër shton: “Duket se dhemb”.
https://twitter.com/kathrynresists/status/1787730924039274594