9-vjeç nisi universitetin dhe 12 vjeç doktoraturën, ju prezantojmë me “Ajnshtajnin e vogël” (FOTO LAJM)

Disa muaj pasi 12-vjeçari Laurent Simons, i quajtur si “Ajnshtajni i vogël”, mori diplomën e tij master në fizikën kuantike, ai do të fillojë një doktoraturë në Institutin prestigjioz gjerman Max Planck. Në moshën 6 vjeçare, djali nga qyteti bregdetar i Ostendit në Belgjikë mbaroi shkollën fillore.

Tre vjet më vonë ai filloi universitetin. Në vitin 2021, ai ishte 11-vjeçari i parë që fitoi një diplomë bachelor në Belgjikë dhe në korrik të këtij viti, në moshën 12-vjeçare, mori titullin master në fizikën kuantike në Universitetin e Antwerp-it, siç kanë raportuar mediat vendase.

Tani, ai po fillon një kapitull të ri: Simons do të fillojë doktoraturën në Institutin prestigjioz Max Planck. Ai kishte bërë edhe një stazh atje në grupin kërkimor Attoworld në Mynih, ku po hulumtonte lazerët për të zbuluar kancerin në gjakun e njerëzve me profesorë të njohur botërorë.

“Atij i pëlqen të jetë atje, kështu që ai po qëndron atje,” tha babai i tij Alexander Simons për De Standaard. “Do të jetë një kombinim i kimisë, mjekësisë dhe fizikës dhe ai do të jetë në laboratorë çdo ditë”. Babai i tij shtoi se Laurent nuk i pëlqen të kufizohet në një fushë kërkimi.

“Ai do të marrë kohën që i nevojitet për ta realizuar atë. Ai mund të zhytet në ato tre fusha, gjë që është e mrekullueshme.”, përfundoi i ati./albeu.com/