8 persona humbën jetën në festival, Travis Scott bën gjestin human

Travis Scott do të paguajë shpenzimet mortore për tetë personat që vdiqën në Festivalin Astroworld në Hjuston gjatë fundjavës dhe do të ofrojë kujdes falas për shëndetin mendor dhe ndihmë shtesë për ata që janë prekur nga tragjedia, njoftoi ekipi i tij menaxhues të hënën.

Ylli i “Sicko Mode” do të paguajë për shërbimet nga xhepi i tij dhe do të ofrojë gjithçka që është e nevojshme për familjet e tyre, shtuan burime pranë reperit për TMZ . 30 vjeçari po përballet me reagime të ashpra për tragjedinë pasi u akuzua se po vazhdonte koncertin edhe pse situata kishte dalë jashtë kontrollit.

Scott ka thënë se është i shkatërruar për atë që ndodhi dhe ka vendosur të anulojë festivalin në Las Vegas këtë fundjavë.


Shtuar 9.11.2021 08:53