Partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha është rikthyer në formën e duhur vetëm pak muaj pasi është bërë nënë. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku me postimet e fundit ka nxjerrë në pah linjat perfekte trupore.
E veshur në një fustan dypjesësh lëkurë dhe një grim më të lehtë, Sara duket e mahnitshme.
“Veshje e bukur por a mendoni se u largova nga shtëpia?”, ka shkruar ajo krah fotos.
Sara dhe Ledri ndërkohë u bënë prindër të një vajze në dhjetor të vitit që lamë pas.
Çifti janë së bashku prej disa vitesh, ndonëse akoma nuk janë martuar me ndonjë ceremoni.