“14 vite pa ty”, Almeda Abazi kujton të atin e ndjerë me fotot e rralla (FOTO LAJM)

Shumë vite më parë, aktorja Almeda Abazi humbi një prej personave më të dashur për të, babain. Mungesa e tij e ka vrarë çdo ditë dhe jo rrallë në rrjete sociale Almeda ka treguar sa shumë i mungon personi i saj i zemrës.

Sot teksa bëhen plotë14 vite që i ati i saj është ndarë nga jeta, moderatorja ka ndarë në Instagramin e saj disa foto të vjetra. Në njërën duket babai i saj në moshë shumë të re.

“17.11.2008. 14 vite pa ty baba,”-shkruan Almeda krahas imazhit të parë.

Ajo ka ndarë edhe një foto tjetër, e cila po ashtu daton shumë pas në kohë ku duke i ati i saj i ndjerë dhe ajo shumë e vogël që e mban për dore.

Sakaq, Abazi ka treguar se ndihet shumë krenare, kur i ati Muhamet Abazi ka shënuar rekord kombëtar.

“Muhamet Abazi i “Partizanit” 2.11 metra në kërcimin së larti”, shihet të shkruhet në titullin e një faqeje gazete të asaj kohe.
Nga ana tjetër kujtojmë që Almeda Abazi ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, të quajtur Efehan dhe Alina me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman.

Shtuar 17.11.2022 14:56